Tuesday , December 18 2018

Përurohen shtatoret e tre liderëve historik, Meta e Rama në Prizren

Në Prizren është përuruar këtë të dielë shtatorja e tre prijësve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi.

Në ceremoninë e përurimit, e cila mbahet në hapësirat e Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, marrin pjesë përfaqësuesit shtetëror të Kosovës dhe Shqipërisë, percjell Fakte.

Pjesmarrës në këtë ceremoni ishin, presidenti i Republikës, Ilir Meta, kryeministrat Edi Rama dhe Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Veprimtaria organizohet në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, nën patronatin e kryeministri të Kosovës, Haradinaj.

Në 10 qershor në qytetin e Prizrenit janë zhvilluar veprimtaritë e ditës së jubileut të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare, të nisura në Prishtinë në 8 qershor me një konferencë shkencore ndërkombëtare, organizuar nga akademitë e shkencave të Shqipërisë e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.