Tuesday , January 19 2021

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA PËR UJË TË PIJSHËM NË BUKOVIQ, BOJKOTOHET PROCESI EDUKATIVO-ARSIMOR

Përshkallëzohet protesta e banorëve për ujë të pijshëm në Komunën e Sarajit, më saktësisht në fshatin Bukoviq, të cilët do të bojkotojnë procesin edukativo-arsimor, transmeton Fakte.

Kryetari i Këshillit të protestave, Mevlan Lutfiu, për SHENJA-n tha se nesër edhe zyrtarisht do të njoftojnë për bojkotimin e procesit edukativo-arsimor në shkollën fillore “Emin Duraku”, pasi me mungesë të ujit të pijshëm përballet edhe shkolla në fjalë. Lutfiu sqaron se vendimi i këtillë është marrë në koordinim edhe me këshillin e prindërve.

Më herët, nga këshilli i protestave, theksuan se kërkesa e tyre është nevojë decime: uji i pijshëm, pasi ata kanë vite që përballen me këtë problematikë.

Për këtë, banorët disa herë edhe publikisht shprehën indinjatën e tyre nëpërmjet protestave, por ende nuk është ndërmarrë asgjë nga autoritetet. Banorët gjithashtu ankohen se për shkak mungesës së ujit, ata janë në prag të një epidemie të mundshme. /SHENJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *