Sunday , October 21 2018

Përsëri Çairi i shkëputur nga Shkupi. Turp!

Disa shitës të luleve, të pakënaqur nga dislokimi për disa metra më andej nga ku shisnin lule në Bit Pazar, për disa ditë të tëra, edhe në ditën e parë të Ramazanit po vazhdojnë të terrorizojnë dhjetëra mijëra shqiptarë të Shkupit, shkruan Fakte. Ata, edhe sot kanë bllokuar rrugën kryesore dhe të vetme që lidhë pjesën shqiptare të Shkupit me qendrën dhe me pjesët tjera.

Qytetarët të revoltuar duhet të sillen vërdallë duke humbur kohë dhe nerva, në tentim për të gjetur rrugë alternative për të arritur tek caku ku janë nisur.

Problemi rritet edhe më tepër në periudhat kohore për vajtje dhe kthim nga puna, kur paralizohet tërësisht pothuajse gjysma e kryeqytetit. Kjo përbën problem serioz në veçanti për ndihmën e shpejtë dhe raste tjera urgjente. Pothuajse tërë kohën situata është para eskalimit, për shkak të reagimit të qytetarëve të shqetësuar për shkak të pamundësimit të lëvizjes së lirë./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.