Friday , February 26 2021

Përmbytje në Laç, humb jetën 48-vjeçari

Përmbytjet e mbrëmshme në Laç kanë shënuar viktimën e parë. 48 vjeçari, Kol Menga, ka humbur jetën nga reshjet.

Njoftimi i policisë:

” Më  datë 10.10.2016, rreth  orës 23:40,  si pasojë e  reshjeve të dendura të shiut, në vendin e quajtur “Kodra e Bushit” në Laç, në një kanal ka gjetur vdekjen shtetasi Kol Menga, rreth 48 vjeç,  banues në Laç –  Kurbin.

Nga kryerja e veprimeve  hetimore rezulton se ngjarja ka  ndodhur në mënyrë aksidentale si pasojë  e mbytjes në  ujë .

Në këtë situatë të krijuar nga reshjet e dendura të shiut, në Laç janë angazhuar forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me  grupe të FNSH-së Shkodër me qëllim ndihmën në evakuimin e banorëve si dhe në çdo rast tjetër në nevojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *