Wednesday , February 24 2021

Përmbyset autobusi në Gjirokastër-Tepelenë, 30 të plagosur (Video)

Një autobus me 40 persona në bord humbi kontrollin dhe është përmbysur në aksin Gjirokastër-Tepelenë. 30 persona në këtë mjet janë lënduar dhe u dërguan në Spitalin e Gjirokastrës për kurim dhe gjendja e tyre është e mirë, shkruan Top Channel.

“Erdhën 31 persona, por jo të gjithë me nevojën për t’u shtruar në spital. Disa janë të shembur, disa me fraktura në klavikul, por asnjëri nuk ka rrezik për jetën. Askush nuk kërkon trajtim mjekësor të zgjatur”, u shpreh mjeku.

Të dhënat e para flasin se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë, që solli daljen jashtë kontorollit të mjetit dhe përmbysjen e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 5:00 të mëngjesit.

Dëshmitarët e ngjarjes tregojnë atë që ndodhi: “Policia dhe ambulanca erdhën shumë shpejt. Ne dolëm, ndihmuam njëri-tjetrin dhe na ndihmuan edhe autobusë të tjerë që po vinin mbrapa. Mendoj se lagështia e solli aksidentin, por ndoshta edhe futja shpejt në kthesë”.

Policia po heton ngjarjen dhe po merr në pyetje drejtuesin e mjetit dhe pasagjerët e tij. Ndërsa në vendin e ngjarjes po kryhen ekspertime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *