Wednesday , January 27 2021

Përleshje në MPJ Kosovare, suspendohen dy zyrtarë

Dy zyrtarë të kësaj ministrie janë përfshirë në një përleshje fizike, pas disa mosmarrëveshjeve që kishin ndërmjet tyre, transmeton Fakte.
“Indeksonline” mëson se ishte Sekretari i përhershëm i MPJ-së, Fitim Sadiku, i cili sulmoi fizikisht një zyrtar tjetër të ministrisë, dikaster që drejtohet nga Enver Hoxhaj. Ndërsa burimet thonë se ky rast ka përfunduar tani në Policinë e Kosovës.
Nga ana tjetër, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për “Indeksonline” rrahjen e dy zyrtarëve të MPJ-së.
“Ka ndodhur një mosmarrëveshje mes dy personave dhe ka kaluar në përplasje fizike në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. Personat e përfshirë janë marrë në pyetje nga Policia e Kosovës dhe janë liruar, pas urdhrit të prokurorit”, ka thënë ajo./Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *