Monday , April 19 2021

Përleshje mes BDI-stave në Hasanbeg, demolohet shkolla “25 Maji” (foto)

Persona të panjohur gjatë natës kanë demoluar shkollën fillore periferike “25 Maji” në Hasanbegun e përmbytur ditë më parë…

Drejtori i shkollës Fadil Murtezani thotë se nuk din personat dhe motivet e kryerjes të këtij akti të shëmtuar.
Ai pohon se është shkatëruar I gjith inventari I shkollës ndërkaq janë vjedhur projektori dhe dy ruterë të telefonit të shkollës.
Druhet se keqbërësit mund të jenë banorë lokalë.
“Në mbremje ka ndodh një cunami I dytë në Hasanbeg. Është shkatëruar totalisht inventari I brendshëm, fasada e brendshme, mjetet didaktike me të cilat kanë punuar mësimdhënësit në shkollë. Pse e kanë bërë këtë huligan të ndryshëm të Hasanbegut, nuk e kemi të qartë. Janë informuar të gjitha organet duke filluar nga policia. Tash janë në teren edhe komisionit duke bërë vlerësimin e dëmit, por dëmi është i madh për arsye se komplet inventari dhe mjetet ndihmëse janë shkatëruar por dhe janë demoluar në shkollën e vjetër”, tha Fadil Murtezani,  drejtor në sh.f “25 maji”

 

Ish zv.ministri nga Hasanbegu Safet Neziri në profilin e tij ka dënuar sulmin dhe ka kërkuar dënimin e keqbërësve. Ai ka shkruar:

” NJOFTIM !!!!

Njoftohet opinioni më i gjërë se krahas vërshimeve dhe përmbytjeve që ndodhēn në Hasanbeg. Te Shkolla VJETËR e Hasanbegut është kryer një akt vandal jonjerëzor, johuman, jocivilizues me çka është DEMOLUAR në tërësi inventari i kësaj shkolle.
ZOTI I DËNOFTË ata të cilët e bënē këtë dëm.”- ka shkruar Neziri.

Jozyrtarisht mësohet se kryetari i degës së BDI-së ka kaluar me lëndime të lehta nga përleshja./FAKTE.Net

FB_IMG_1471279077105 FB_IMG_1471279070905 FB_IMG_1471279064071 FB_IMG_1471279060961 FB_IMG_1471279057901 hasanbeg4-768x432

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *