Dy familje janë përleshur para xhamisë së fshatit Hasanbeg. Në njoftimin për media të Ministrisë për Punë të Brendshme, kacafytja thuhet të ketë ndodhur ditën e hënë rreth orës 17:15, respektivisht zënka ka filluar pasi dy familje nuk kanë arritur të merren vesh për ndarjen e mishit që ka qenë e parkuar para faltores myslimane të fshatit, transmeton Fakte. Sektori i Punëve të Brendshme, duke e shpjeguar ndodhinë, sqaron se përleshja fillimisht me grushte ka përfunduar me përdorimin e revoles me çka janë lënduar dy persona. “Policia pasi ka pranuar denoncimin, ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes me çka ka gjetur një gëzhojë plumbi të kalibrit të panjohur. Mirëpo, pas pak, në rrugën ‘Hristofer Zhefarovi’, në oborrin e njërës prej shtëpive të dy familjeve janë gjetur dy persona me lëndime të lehta trupore”, thuhet në raportin e SPB-Shkup. Paraprakisht, siç thonë nga policia e Shkupit, dy persona të cilat kanë marrë pjesë në përleshje janë cilësuar si sulmues. Njëherësh, në vendin e ngjarjes ka qëndruar edhe ekipi mjekësor i Ndihmës së shpejtë, ndërsa policia ka ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit./Koha.mk
