Thursday , January 28 2021

Përgjigjja cinike e BDI-së për “Ilindenin”: Sot është 3 gushti, 2 gushti ka kaluar dje!

Partia shqiptare në pushtet BDI dje nuk mori pjesë në asnjë prej ceremonive për shënimin e festës së Ilindenit. Por as nuk pati telegram urimi, transmeton Fakte.

Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi iu shmang pyetjes së Tv21 se përse nuk ishin pjesë e festimeve për Ilindenin.

“Nëse ka mundësi të mbahemi te vërshimet. Jemi 3 gusht, e jo 2 gusht”, theksoi Teuta Arifi, nënkryetare e BDI-së.

Lidhur me këtë, përgjigje nuk dhanë edhe funksionarë të tjerë shtetëror nga radhët e kësaj partie./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *