Wednesday , June 23 2021

Përgjaket Sudani, mbi 270 të vdekur nga luftimet mes forcave rivale

272 persona kanë humbur jetën në Sudanin e Jugut, pas rikthimit të konflikteve të armatosura gjatë kësaj jave. Betejat e para nisën në enjten në kryeqytetin Juba mes trupave besnike të Presidentit Salva Kiir dhe ushtarëve të cilët mbështesin nënkryetar Riek Machar. Marrëveshja e paqes në gushtin e vitit të shkuar i dha fund luftës, por Kir dhe Machar ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për disa çështje, gjë e cila çoi në aktivizim të konflikteve.

Sudani ndodhet në gjendje lufte. Të paktën 272 persona kanë humbur jetën, mes tyre 33 civilë,  gjatë luftimeve mes fraksioneve rivale në kryeqytetin e Sudanit jugor, Juba.

Betejat e para nisën në enjten mes trupave besnike të presidentit Salva Kiir dhe ushtarëve të cilët mbështesin nënkryetar Riek Machar.

Forcat e presidentit Salva Kir sulmuan të dielën rezidencën e ish-kreut rebel dhe që nga ai moment dhuna nuk është ndalur mes armiqve.

Të shtenat janë degjuar deri në periferi të kryeqytetit, teksa në zonë ka patrulla nga ajri me helikopterë ushtarakë.

Dhuna në Sudanin e Jugut ka rritur frikën për rikthimin e konfliktit pas përfundimit të një lufte dy vjeçare, e cila filloi në dhjetor të 2013-ës pasi Kir largoi Macharin nga detyra e zv/Presidentit.

Marrëveshja e paqes në gushtin e vitit të shkuar i dha fund luftës, por Kir dhe Machar ende nuk kanë gjetur akordin e plotë përsa i përket detajeve, çka ka bërë që forcat ushtarake të qëndrojnë në gatishmëri.

Machar u rikthye në Juba në muajin Prill, një veprim që u komentua si një hap drejt fundit përfundimtar të luftës.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se dështimi në implementimin e aspekteve të tjera të marrëveshjes së paqes, siç është demobilizimi i trupave ushtarake, kanë kthyer rrezikun e një tjetër konflikti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *