Thursday , April 22 2021

Përfaqësuesi arab thërret ezanin në parlamentin izraelit (video)

Deputeti arab në parlamentin izraelit, Ahmed al-Tibi ka thirrur ezanin në Knesset në shenjë proteste kundër projekt-ligjit i cili në disa pjesë të izraelit ndalon përdorimin e autoparlantëve në xhami për ti ftuar besimtarët në namaz, transmeton Fakte.

Al-Tibi në seancën e djeshme të parlamentit doli në foltore dhe thirri ezanin me çka shkaktoi zemërimin e deputetëve të tjerë izraelitë të cilët filluan të ndërhyjnë kurse disa edhe dolën nga salla.

Lideri i Lëvizjes Arabe për Ndryshime (Te’al) theksoi se me këtë veprim ka shprehur kundërshtimin ndaj projekt-ligjit i cili parashikon heshtjen e thirrjes për namaz në xhamitë e Jeruzalemit Lindor dhe të komuniteteve arabe në Izrael.

“Ky ligj reflekton fashizmin që është në rritje brenda komunitetit izraelit”, tha për AA Tibi.

Ai akuzoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se qëndron prapa ligjit të diskutueshëm dhe u bëri thirrje palestinezëve në Jerusalemin Lindor dhe në Izrael që të rebelohen kundër tij.

“Palestinezët dhe muslimanët në mbarë botën duhet të punojnë për të penguar vendimin e Izraelit për të heshtur thirrjen për namaz”, tha Tibi./AA

https://www.youtube.com/watch?v=VKGqu28tPEs

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *