Wednesday , December 12 2018

Për Stoltenbergun, Vuçiqi është “President” kurse Haradinaj “Zotëri” (FOTO)

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ju është drejtuar autoriteteve edhe në Kosovë edhe në Serbi lidhur me lidhur me takimin e së mërkurës të Ministrave të Jashtëm të NATO-së, që janë mbledhur për të diskutuar për Ballkanin Perëndimor.

Stoltenberg ka kontaktuar me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq që ju ka bërë thirrje për qetësi dhe që t’i shmangin veprimet provokative të dyja palëve.

Por këto dy palë nuk janë trajtuar barabartësisht nga Stoltenberg.

Ai i është drejtuar vazhdimisht Vuçiqit me “President” ndërkaq kryeministrit kosovar, Haradinaj, i drejtohet vetëm me “Zotëri”, përcjell Klan Kosova.

“Sot kam thirrur të dy, Presidentin Vuçiq dhe zotëri Haradinajn për t’i njoftuar për rezultatin e takimit të së mërkurës. Theksova se edhe Beogradi edhe Prishtina duhet të tregojnë qetësi dhe përmbajte dhe që të shmangin çdo lloj qëndrimi provokativ apo veprim”, thuhet në kumtesë.

Me zotëri Haradinaj, ngrita planin e ecjes përpara me transformimin e FSK-së në ushtri. Theksova se një veprim i tillë është i paarsyeshëm dhe që shkon kundër këshillave të NATO-s dhe aleatëve dhe që mund të ketë pasoja negative për integrimin euroatlantik të Kosovës. Ripërsërita se për ndryshimin e mandatin të FSK-së, NATO-s i duhet të shqyrtojë nivelin e angazhimit të saj me FSK-në”.

“Kam folur gjithashtu me Presidentin Vuçiq mbi nevojën e shmangies së tensioneve të tanishme. Ju rikujtova të dyve se dialogu  i ndërmjetësuar nga BE-ja në mes të Prishtinës dhe Beograditr mbetet rruga e vetma për të sjell paqe dhe stabilitet në rajon. NATO mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë përmes misionit paqeruajtës të KFOr-it, që është i mandatar nga Kombet e Bashkuara”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.