Friday , May 24 2019

PËR NËNAT E REJA…

Shkruan:
Dr. Bexhet Asani

PËR NËNAT E REJA…

Emri mami për nënë, ka zënë rrënjë në të folmet e shqipes së sotme. Për emrin e gjinisë femërore mami, Fjalori i Gjuhës së sotme shqipe ka vetëm këto dy shpjegime:

MAMI f.
Emër, me të cilin fëmija thërret nënën e vet me përkëdhelje.

MAMI f.
Punonjëse e shërbimit mjekësor, me përgatitje të posaçme, që kujdesohet për gratë gjatë barrës dhe pret foshnjat kur lindin. Mamia e lagjes (e fshatit).
Shkolla e mamive. Kurs për mami.

Shpjegimi i parë: Emër, me të cilin fëmija e thërret nënën e vet me përkëdhelje! Pra, ky emërtim shërben sa për të thirrur nënën me përkëdhelje! Gjë që nuk shkon! Me rastin e ribotimit të Fjalorit të Gjuhës së sotme shqipe, këto lëshime duhet të hiqen! Shtrohet pyetja pse ta ledhatojmë nënën me një fjalë të huaj! Pse ta ledhatojmë nënën me një fjalë të huaj dhe me një fjalë që nuk përkon me normat etike të shqiptarëve!
Nga vjen emri mami? Ç’ do të thotë emri mami?
Emri mami vjen nga latinishtja: mamma që do të thotë gji, sisë.
Sqarimi i dytë: është në rregull në Fjalorin e Gjuhës së sotme shqipe. Mami-a nga latinishtja: mamma që po ashtu do të thotë gji, sisë. Punonjëse e shërbimit mjekësor, me përgatitje të posaçme që kujdeset gjatë barrës së shatzënës dhe pret foshnjat kur lindin.
Emërtimi mami si duket këto tridhjetë – dyzetë vjetët e fundit u bë modë! Hyri, pothuaj pa u diktuar dhe ka lëshuar rrënjë..! Nënat e reja, janë ato që në të ardhmen do ta flakin nga përdorimi këtë emër të panevojshëm në gjuhën shqipe.
Në qoftë se sipas disave është në rregull dhe se nëna duhet të thirret mami, atëherë le të thirret gji! apo sisë! Ec te gjiri! Ec te sisa! Oj, sisë? Oj, gji..! A ka kuptim dhe logjikë në shqipen e sotme që nëna të thirret gji..! Të thirret sisë..!
Natyrisht se jo! Atëherë nënat e reja pse të mos i mësojnë fëmijët e tyre që t’ i thërrasin NËNË!? Ec te nëna! Shpirti i nënës! Oj nënë! A ka emërtim më ledhatues, më të bukur, më shenjtërues, se emri NËNË..!?
Emrin nënë a duhet ta mohojmë, ta injorojmë,ta mënjanojmë nga përdorimi, vetëm e vetëm se ka burimin nga shqipja jonë hyjnore!?
Le të jetë ky shkrim një thirrje për nënat e reja shqiptare!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *