Sunday , April 18 2021

Për dy-tre arsimtarë mbahen peng dy shkolla

“Nëse na lejohet të formojmë paralele me mësim tërëditor, normal se prindërit e nxënësve që gravitojnë afër shkollës sonë do ti regjistrojnë fëmijët këtu dhe nuk do të bëhen barrë për shkollat tjera. Pyetja e parë që bëjnë prindërit kur vijnë ti regjistrojnë fëmijët në klasë të parë është se, a kemi mësim tërë ditor ”, deklaron drejtoresha e SHF “Imri Elezi”, Marita Koxhaxhiku. Pjesa dërmues e nxënësve, që sipas rajonalizmit të shkollave fillore duhet të mësonin këtu, thotë se regjistrohen në SHF “Ismail Qemali”. Në këtë të fundit, në paralelen e klasës së dytë me mësim tërëditor ka shkuar në 38 numri i nxënësve

Mos sigurimi i pëlqimeve për punësimin e mësimdhënësve edhe në rastet kur një gjë e tillë është më se e nevojshme, bën që impakti të jetë negativ jo vetëm në atë shkollë, por edhe në të tjerat përreth saj. Kështu, meqë në shkollën fillore “Imri Elezi” në Shkup nuk formohen paralele me mësim tërëditor, problemin me nxënësit në nevojë të këtyre paraleleve duhet ta përballojnë shkolla të tjera.

“Nëse na lejohet të formojmë paralele me mësim tërëditor, normal se prindërit e nxënësve që gravitojnë afër shkollës sonë do ti regjistrojnë fëmijët këtu dhe nuk do të bëhen barrë për shkollat tjera. Pyetja e parë që bëjnë prindërit kur vijnë ti regjistrojnë fëmijët në klasë të parë është se a kemi mësim tërëditor ”, deklaron drejtoresha e SHF “Imri Elezi”, Marita Koxhaxhiku, transmeton Fakte. Pjesa dërmues e nxënësve, që sipas rajonalizmit të shkollave fillore duhet të mësonin këtu, thotë se regjistrohen në SHF “Ismail Qemali”, por ka edhe prej atyre që regjistrohen në “Hasan Prishtina” apo “7 Marsi”. Në të gjitha shkollat, pa përjashtim, për shkak të nxënësve që vijnë edhe nga një rajon tjetër, ngarkohen paralelet. Madje, numri i nxënëse në klasë tejkalon edhe normën ligjore. Në SHF “Ismail Qemali” numri i nxënësve në paralelen e klasës së dytë me qëndrim tërëditor ka shkuar në 38. Shkak për këtë është numri i madh i kërkesave për këto paralele, respektivisht dhe pamundësia e shkollës me këto paralele ose të shtohen në “Ismail Qemali” ose të formohen në “Imri Elezi”. Gjenerimi prej vitesh i këtij problemi është pa diskutim për shkak të paaftësisë së Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës (MASH) që të sigurojë pëlqimet e Ministrisë së Financave për vende të reja pune në këto shkolla, që prej vitesh vuajnë pasojat. “Në shkollë kemi shumë kërkesa nga ana e prindërve që të hapen paralel me qëndrim tërëditor. Kushtet gjithashtu nuk na mungojnë, pasi kemi hapësira për formimin e paraleleve të këtilla. Mirëpo, nuk kemi leje nga MASH-i”, shpjegon Koxhaxhiku. Meqë për paralelet e mësimit tërëditor, plotëson më tej ajo, kërkohet të angazhohen nga dy mësimdhënës për një klasë, na duhet që për formimin e këtyre paraleleve të punësohen mësimdhënës të rinj – varësisht numri të paraleleve. Mirëpo, kjo pjesë e punëve nuk varet prej nesh, por prej MASH-it, shpjegon më tej drejtoresha e SHF “Imri Elezi”. Ajo tregon se kërkesat drejtuar MASH-it janë bërë në kontinuitet prej gjashtë-shtatë vitesh, mirëpo pa sukses. E keqja më e madhe është se shkollave nuk u kthehet përgjigje. “Përgjigje pozitive jo që jo, por as përgjigje negative nuk na dërgojnë”. Jozyrtarisht shkollave u thuhet se “Ministria e Financave nuk lejon hapjen e vendeve të reja të punës”, edhe pse kur bëhet fjalë për arsimin fillor – nuk duhet të këtë asnjë kompromis. MASH-i është e detyruar me Ligj të lejojë formimin e paraleles së dytë në të gjitha rastet kur numri i nxënësve është më i madh se 34. Rrjedhimisht duhet të sigurojë aq mësimdhënës sa është numri i paraleleve. Por, pavarësisht apatisë së MASH-it, nga SHF “Imri Elezi” në Komunën e Çairit, thonë se nuk janë dorëzuar. “Do të vazhdojmë të kërkojmë edhe më tej formimin e paraleleve tërëditore. Kërkesat e prindërve janë vërtet të larta”, shprehet ajo, duke pohuar se për këtë situatë, jo vetëm që kanë informuar çdo vit MASH-in, por se për situatën në fjalë është mbajtur shënim edhe në procesverbalet e inskenimeve integrale të shkollës. “Para dy viteve, kur në shkollë u bë inskenimi integral, inspektorët mbajtën shënim për të gjitha kërkesat që ishin bërë ndër vite nga ana e prindërve. Këto ditë presim të nis inskenimi i radhës integral, pasi i njëjti bëhet në çdo dy vjet, dhe sigurisht që do të informojmë inspektorët me kërkesat e fundit”, tregon Koxhaxhiku. Neve si shkollë, plotëson më tej drejtoresha, jemi munduar të ndikojmë përmes të gjitha formave, por fatkeqësisht të gjitha përpjekjet tona kanë rënë në vesh të shurdhër. Prej vitit shkollor 2008-2009, nga SHF “Imri Elezi” janë dërguar çdo vit kërkesa për paralele me mësim tërëditor. Mirëpo, deri vjet këtu mungon mësimdhënës për paralelet e rregullta. Vitin e kaluar u detyruan të formojnë paralele me 42 dhe 47 nxënës në klasë dhe meqë pas presioneve të shumta MASH-i arriti të sigurojë lejen për dy vende të reja pune në paralelet e rregullta, u shpresua se këtë vit do të mundësohej të paktën formimi i një paralele me mësim tërëditor. Këto paralele, shkollat gjithashtu kanë për obligim ti formojnë në rastet e numrit të nevojshëm të nxënësve me dy prindër të punësuar dhe pa mundësi për kujdestari ndaj fëmijëve të tyre. Mirëpo, kur janë në pyetje shqiptarët dhe shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, si në rastin e “Imri Elezit”, detyrimet ligjore bëhen sa herë të pa obligueshme./KOHA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *