Tuesday , June 22 2021

Për 50 për qind rriten divorcet në Maqedoni

Në Maqedoni ka më shumë divorce dhe më pak martesa, ndërsa këtë e vërtetojnë të dhënat statistikore, shkruan gazeta KOHA e Maqedonisë.

Sipas të dhënave të fundit të Entit shtetëror statistikor, në tremujorin e katërt të vitit të kaluar janë evidentuar 720 divorce, nga të cilët pjesa më e madhe në Shkup, 674 sosh.

Kjo është pothuajse për 50 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të para një viti, gjegjësisht në tremujorin e katërt të vitit 2015, kur numri i divorceve ishte 507.

Të dhënat statistikore tregojnë se numri i divorceve në nivel vjetor, lartë-poshtë lëviz në rreth 500. Kështu në tremujorin e katërt prej vitit 2014 ka patur 517 divorce, ndërsa në periudhën e njejtë të vitit 2013 janë regjistruar 540 divorce, kur ka qenë për 503 më shumë se tremujori i katërt të vitit 2012.

Në tre muajt e fundit të vitit të kaluar ka pasur 2.922 martesa, ndërsa në periudhën e njejtë të vitit 2015 numri i tyre ka qenë 3.494, në vitin 2014, 3.309, ndërsa në tremujorin e katërt të vitit 2013 ka pasur 3.401 martesa.

Të dhënat e Entit shtetëror statistikor për tërë vitin 2015 tregojnë se përqindje më e madhe apo mbi 90 për qind nga burrat dhe gratë martohen për herë të parë. Përderisa për herë të dytë apo të tretë më shumë vendosin burrat sesa gratë. Në vitin 2015 numri i divorceve ka qenë 2.000, ndërsa prej tyre, pjesa më e madhe apo 498, kanë ndodhur pas 5 deri 9 vjet martesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *