Wednesday , August 4 2021

Pejë: Vëllau therr vëllanë për rregullimin e kopshtit

Policia e Pejës ka arrestuar një të dyshuar pasi i njëjti pas një zënke të çastit me vëllain e tij rreth rregullimit të kopshtit të shtëpisë e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë, përcjell Fakte.

Rasti, sipas raportit të Policisë, ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rasti po trajtohet si dhunë familjare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *