Thursday , April 22 2021

Pejë, Policia ndalon veturën me mbishkrimin ‘POLICE’

Në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa të huaja, në dyert e të cilës ishte mbishkrimi “Police” dhe në pjesën anësore mbrapa numri 911, raporton Fakte.

Policia ka ndaluar dje në rajonin e Pejës një veturë të tipit “Mercedes”, me targa të huaja, në dyert e para anësore të së cilës gjendej mbishkrimi “POLICE” si dhe numri 911 RESPONSE, në pjesën anësore mbrapa.

Pas ndërmarrjes se veprimeve policore dhe konsultimeve me prokurorin kompetent, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast në pajtim me ligjin në fuqi, respektivisht sipas kodit penal të RKS-së, për procedim të rregullt sipas ligjit.

Policia informon të gjithë qytetarët apo personat që hyjnë në Republikën e Kosovës dhe i këshillon ata që të kenë parasysh që pavarësisht se veprime të tilla mund të jenë të lejuara në shtetet nga ata vijnë, këtu duhet të respektojnë ligjet që janë në fuqi, përndryshe masa ligjore do të aplikohen për çdo shkelje të raportuar.

image001

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *