Tuesday , January 19 2021

PE voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Komiteti për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Civile dhe Punët e Brendshme në Parlamentin Europian ka votuar këtë të hënë pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Raportuesja e posaçme e Parlamentit Europian për Liberalizimin e Vizave për Kosovën, Tanja Fajon, në fjalën e saj para votimit i kërkoi kolegëve që ta përkrahin Kosovën në këtë votim. Ndërsa nga liderët kosovarë, Fajon kërkoi që të përmbushin kriteret që Bashkimi Europian i ka paracaktuar si kushte për liberalizimin e vizave.

“Votimi për Kosovën është shumë i rëndësishëm. Me anë të këtij votimi do t’i dërgojmë Kosovës një mesazh të rëndësishëm. Nga liderët atje kërkoj që t’i respektojnë dhe t’i përmbushin kriteret që Kosovës i janë vënë nga BE-ja. Kërkoj nga kolegët e mi që ta përkrahin Kosovën dhe të votojnë pro”, tha Fajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *