Thursday , August 5 2021

PDSH publikon letrën e Besës për bashkëpunim (dokument)

Anëtari i kryesisë së PDSH-së Azem Sadiku mbrëmë në një emision debativ ka deklaruar se Lëvizja Besa para zgjedhjeve kishte kërkuar bashkëpunim me PDSH-në e Thaçit, shkruan Fakte. Sipas Sadikut, Besa madje kishte dërëzuar edhe një letër të cilën ai e posedon dhe do ta publikonte.

Ai sot në profilin e tij në FB ka publikuar një dokument të titulliar “Propozim-kornizë për marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Lëvizjes BESA dhe Partisë Demokratike Shqiptare”.

Në këtë dokument janë të parapara kushtet mbi të cilat të funksiononte bashkëpunimi mes dy subjekteve politike pas zgjedhjeve si dhe pikat për të cilat këto subjekte do të angazhoheshin. Gjithashtu në letër janë përshkruar edhe detyrimet e Lëvizjes Besa dhe të PDSH-së.

Kështu, Besa zotohet se gjatë fushatës do të kursehet nga akuzat ndaj PDSH-së, nuk do të hyjë në asnjë lloj bashkëpunimi me BDI-në para apo pas zgjedhjeve si dhe nuk do të hyjë në asnjë lloj bashkëpunimi me LR-PDSH-në.

Ndërsa PDSH zotohet se gjatë fushatës do të kursehet nga akuzat ndaj Lëvizjes BESA, nuk do të hyjë në asnjë lloj bashkëpunimi me BDI-në para apo pas zgjedhjeve si dhe se do ta mbrojë votën e Besës njejtë si të veten nëpër komisione zgjedhore.

Nëse del që kjo letër të jetë autentike, atëherë bëhet e qartë pse Lëvizja BESA refuzoi të bëhet pjesë e koalicionit të partive jashtëparlamentare shqiptare, respektivisht në moment të fundit, njëanshëm, ndërprejti bashkëpunimin me LRPDSH-në, UNITETIN dhe RDK-në. Gjithashtu, kjo letër flet për mënyrën jotransparente të veprimit të disa subjekteve politike shqiptare, të cilat një gjë zotohen para opinionit dhe para subjekteve tjera, ndërsa diçka tjetër merren vesh pas shpinës së tyre.

 

-Kjo është letra që mbrëmë fola në emisionin debativ në #ClickPlus në TV 21.-Le të gjykon populli se kush është munafik…

Publiée par Azem Sadiki sur Mercredi 14 décembre 2016

image-0-02-05-616926dc9d9c210ad860cb28a61f91b479269a39760b7dd5ba34f5bd81842fc6-v

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *