Kryetari i Greqisë Prokopis Pavlopulos edhe njëherë e përsëriti qëndrimin e tij kategorik se Maqedonia është greke, transmeton Fakte.
Maqedonia ka qenë dhe do të mbetet greke, tha Pavlopulos në fjalimin e tij në Voden ,ku u shpall qytetar nderi .
Ai përsëri e akuzoi Maqedoninë se “ me kërkesa irredentiste nuk mund t’i bashkohet Unionit Evropian, sepse i shkelin ligjet evropiane “.
Insistimi për emrin, që do të thotë irredentizëm , e shkel të drejtën Evropiane, për këtë arsye nuk ka integrim për fqinjët tanë në Bashkimin Evropian . Ne e theksuam qartë se dëshirojmë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe miqësi. Por kjo kalon nëpërmjet respektimit të historisë dhe të institucioneve të vetë Evropës tha Pavlopulos./TV21