Wednesday , April 21 2021

PAVLLOPULOS: MAQEDONIA ËSHTË NJË DHE ËSHTË GREKE

Maqedonia është një dhe është greke, e përsëriti qëndrimin e tij presidenti grek Prokolis Pavlopulos, këtë herë nga ceremonia në Kostur, ku u shpall qytetar nderi.

Në fjalimin e tij në kishën në Kostur, ai e theksoi nevojën për “bashkim kombëtar sepse çdo ndarje është thikë në zemër të vendit, duke u përqendruar në luftën qytetare dhe pasojat e saj. Pavlopulos tha edhe se vëllai i gruas së tij ka luftuar në Kostur ku është vrarë dhe varrosur.

“Përvjetorin e sotëm e inspiron mësimi i pakohshëm, por është edhe përgjigje përfundimtare e falsifikuesve të historisë, siç tha Konstantinos Karamanlis i ndjerë se Maqedonia është një dhe greke. Sot e festojmë 104 vjetorin nga çlirimi i qytetit Kostur nga robëria turke, që ka kontribuuar për integrimin përfundimtar të Maqedonisë në djepin e saj natyror historik, në shtyllën tonë kombëtare, në djepin tonë kombëtar”, tha Pavlopulos./Koha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *