Friday , February 26 2021

Patriotët e shekullit XXI

Shkruan: Skender XHEMAILI

Gjithkush u thirr në kombin e vet, për të mbrojtur “interesin e popullit” por realiteti është i tjetërsuar, sepse ata nuk mbrojnë popullin, mbrojnë interesat personale, grupore, mbrenda njê partie politike. Të qenët i popullit, me popullin është diçka e shenjtë, por kjo assesi nuk duket në sipërfaqe nga çfardo qoftë parti politike që janë pjesë e bisedimeve të kësaj apo asaj kombësie.

Më intereson fakti i shtyrjes së forcave politike në taborin maqedonas, “të mbrojtjes së interesave partiake apo shtetërore”, por në fakt nuk është ashtu, por është diçka e ulët, të mosmbrojtjes së interesave madhore-shtetërore, mbi interesin partiak të partive politike. Por nuk mund t’a kuptoj veprimin politik të shqiptarëve që janë bërë dorështrirë të elementit kundër vetëvetes. Si mundet të marrin pjesë në bisedime për rregullimin shtetëror, kurse brenda atij plani rregullues nuk janë planet për zgjithjen e çështjes kombëtare shqiptare mbrenda këtij shteti? Po këto, me këtë heshtje thonë: “Jo po ne rahat jemi, vetëm këto maqedonasit duhet të mirren vesht”. Turpi nuk ka fund, nga populli na dolën, kundër popullit veprojn. Heshtin, se nuk dinë çka të kërkojnë!? Jo ata fort mirë e dinë çka duhet të kërkojnë dhe të bisedojnë me partitë politike maqedonase, por si duket nuk mundin të dalin nga hipotekat e stërngarkuara, ku një ditë duhet të japin llogari përpara popullit, se ai i ngriti dhe ai do t’i përulë. Për PDSH-në nuk kam çka të flas që është shumë besnike “deri në vdekje”, por këto të BDI-së i njohin punët nga brenda qeverisë dhe të tregosh servilitet të skajshëm, duke pasur mekanizmin, prej popullit – me popullin dhe të mos vëndosish në masë të bisedimeve, planet dhe agjendat e biseduara më parë brenda partisë, për mbrojtjen e interesave kombëtare mbi ato partiake (personale, grupore), duhet të jesh gjithçka, vetëm shqiptar jo, se shqiptari gjithëherë ka pasur guximin në mbrojtje të vlerave të mirëfillta, në mbrojtje të kulturës, trashëgëmisë, në mbrojtje të idealit kombëtar dhe fetar të vetin, por asnjëherë nuk ka qenë kështu siç paraqitet sot shqiptari.

Zoti na ndihmoft, por edhe Zoti të ndihmon kur kërkon të drejtat t’ua para tjerëve, nga pamundësia e moszgjidhjes së problemit, kërkon ndihmën e Tij. Por pa shtruar kërkesat për vetveten si shqiptarë, si mund të kërkojm nga faktori i mbrendshëm, dhe ai i jashtëm që të zgjidhim problemet në pajtimin e të tjerëve, a kurse vetë ne si shqiptarë nuk jemi në agjend të bisedimeve. Çudi, çudi, çudi! Zot, na ndihmo si popull se jemi pa përfaqsues që ka guximin e shtrirjes së kërkesave dhe agjendeve tona, ku do të del në shesh, e drejta si e vërtet që na takon e jo që, duhet ato të drejta të na i japin të tjerët, se atyre asgjë nuk j’u marrim!/FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *