SHARE

Më 18 prill (e mërkurë), kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të realizojë vizitën e parë të tij në Maqedoni, ndërsa i njëjti do të pritet nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe zyrtarë tjerë të lartë të shtetit, përcjell Fakte.

Haradinaj dhe Zaevi, sipas burimeve zyrtare të gazetës KOHA, do të diskutojë me Zaevin për marrëdhëniet ndërfqinjësore, ndërsa do të definohet data e mbledhjes së përbashkët qeveritare midis Maqedonisë dhe Kosovës. Po këtë ditë, në Shkup do të qëndrojë edhe zyrtarja e lartë e BE-së, Frederika Mogerini./Koha.mk

SHARE