Wednesday , March 3 2021

Pas vrasjes së Almirit, marsh protestues në Kumanovë

Organizata joqeveritare “Zani” nga Kumanova ka paralajmëruar protesta masive nesër në Kumanovë, siç thonë ata për të shprehur revoltën ndaj aktit makabër të vrasjes së Almirit. Ata ftojnë kumanovarët që t’i bashkëngjiten protestës për të ngritur zërin, siç thonë, kundër atyre që tentojnë të mbysin ardhmërinë tonë.

“Kushdo që kryen një akt të tillë duhet të dënohet me dënimin maksimal. Ftojmë të gjithë protestuesit të jenë të qetë dhe në mënyre demokratike të shprehin revoltën e tyre ndaj këtij akti të shëmtuar”, kanë thënë nga organizata joqeveritare “Zani”.

Nga kjo organizatë apelojnë që protestës të mos i jepet konotacion politik, ndërsa lusin pjesëmarrësit që protesta mos të eskalojë në mllef ose ngacmime ndëretnike.

“Lusim të gjithë pjesëmarrësit që këtij marshi protestues mos t’i japin konotacion politik dhe mos ta shfrytëzojnë për ngacmime ndëretnike”, kanë thënë më tej.

Sipas paralajmërimeve të kësaj organizate, protestuesit do të nisen nga shkolla e mesme Sami Frashëri në Kumanovë në ora 15:00, ndërsa  marshi do të përfundojë para institucioneve të gjykatës, komunës dhe stacionit policor./Shenja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *