Saturday , January 23 2021

Pas Thaçit e Veselit, Nuland tani në takim me Kryeministrin Mustafa

Pas takimit me Thaçin dhe Veselin, Nuland ka filluar takim edhe  me Kryeministrin Isa Mustafa

Nuland, me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe me përfaqësues të shoqërisë civile, pritet të diskutojë për përparimin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e integrimeve evropiane dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Nuland gjatë vizitës së sotme në Kosovë, nuk ka paralajmëruar takim me asnjë nga liderët e opozitës.

Në këtë takim mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.

Ndërsa mësohet se gjatë qëndrimit në Kosovë, përfaqësuesja e lartë e shtetit Amerikan, Victoria Nuland, nuk do të mbajë konferencë për media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *