Saturday , July 24 2021

Pas spekulimeve se Gruevski ka ikur, VMRO: Ai është në Shkup!

“Mendoj se Gruevski është në Shkup, ndërsa për arsyet pse nuk ishte i pranishëm në gjykatë është përgjigjur avokati i tij”, tha nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski, në konferencë për shtyp pasi Gjykata Penale dënoi me dy vite burg ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, përcjell Fakte.

“Mendoj se kishte përgjigje nga mbrojtja, këtë çështje ju them ta shtroni edhe tek mbrojtja. Unë nuk jam avokat mbrojtës dhe nuk përgjigjem në pyetje të tilla. Mendoj se Gruevski është në Shkup, ndërsa nuk kam njohuri që të përgjigjem në pjesën profesionale”, tha Nikollovski.

Ai kritikoi aktgjykimin e Gjykatës dhe tha se vendimi për dy vite burg është sjellur në bashkëpunim me kryeministrin Zoran Zaev.

Sipas Nikollovskit, Gjykatës nuk i ka interesuar për faktet dhe dëshmitë, por vetëm ka realizuar urdhërat e LSDM-së dhe Zoran Zaevit./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *