Thursday , November 15 2018

Pas skandalit, Cvetin Çilimanov suspendohet nga vendi i punës në MIA

Skandali që shkaktoi i punësuari në Agjencinë Informative të Maqedonisë (AIM), Cvetin Çilimanov, i cili përmes një postimi në “Twitter” bëri thirrje për dhunë ndaj gazetares së “Financial Times” Valerie Hopkins, ka ngritur në këmbë gjithë opinionin ndërkombëtar dhe shoqatat e gazetarëve.

Siç mëson BIRN, Çilimanov është suspenduar nga vendi i punës dhe ka afat prej tre ditëve të deklarohet në lidhje me suspendimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më pas Komisioni disiplinor i AIM do të dëgjojë argumentetet e Çilimanov dhe do të dorëzojë propozim tek drejtori i AIM, Dragan Antonovski, i cili duhet ta sjell vendimi përfumtar – nëse Çilimanov do të shkarkohet, dënohet, ose do të kalojë pa pasoja./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.