Thursday , February 25 2021

Pas M’susit edhe Talati kundër marrëveshjes së Artan Grubit

Sipas burimeve nga Kuvendi, paketi i ligjeve që duhet të ndryshohen pasi kanë arritur në Kuvend, ka hasur në problem pasi koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Talat Xhaferi nuk ka dashur t’i nënshkruaj, meqë nuk është pajtuar me një pjesë të marrëveshjes, ka shkruar e përditshmja maqedonase “Utrinski”, transmeton Fakte. Pas kësaj, në BDI kanë vendosur që në vend të koordinatorit të grupit parlamentar Talat Xhaferi, nënshkrim të vëndojë Artan Grubi.

Ministri i shëndetësisë dhe negociues i OBRM-PDUKM-së Nikolla Todorov është shprehur i kënaqur që megjithatë ë arritur që partitë të përkrahin propozim ndryshimet në ligje.

Menjëherë pas miratimit të ligjeve, institucionet duhet të fillojnë ta zbatojnë marrëveshjen. Më 31 gusht liderët e katër partive politike duhet të japin vlerësim nëse po zbatohet marrëveshja dhe nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 11 dhjetor këtë vit./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *