Partneri i Ahmetit, VMRO-ja e rreptë kundër shqipes

VMRO-DPMNE është kundër dy gjuhësisë në tërë territorin e Maqedonisë, ka bërë të ditur sot deputeti i kësaj partie, Ilija Dimovski.

“Barazimi i gjuhës maqedonase dhe shqipe në tërë territorin është absolutisht e papranueshme për VMRO-DPMNE-në. Me paralajmërimet për vendosjen e dygjuhësisë në tërë territorin e Maqedonisë sulmohet Kushtetua dhe rendi kushtetues i këtij shteti, plotësisht dilet jashtë Kushtetutës dhe të drejtat e garantuara për bashkësitë etnike dhe për fat të keq fillon proces të cilin askush nuk e dine nëse do të përfundoj me federalizim ose ndarje të Maqedonisë”, ka thënë Ilija Dimovski.

Dimovski ka akuzuar edhe publikisht kreun e LSDM-së Zaev se po bën çmenduri duke deklaruar se do pranojë gjuhën shqipe të barabartë në Maqedoni, duke bërë tradhëti dhe duke shitur shtetin me këtë veprim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *