Friday , February 26 2021

Partneri i Ahmetit dhe Gruevskit kërkon nga Kushtetuesja ta zhbëjë Prokurorinë Speciale

Gjykata Kushtetuese të merr vendim se Prokuroria speciale publike është institucion antikushtetues dhe i paligjshëm. Kështu thotë kreu i partisë “GROM” dhe partner i koalicionit me VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në Stevço Jakimovski, transmeton Fakte.

“Mendoj se Gjykata Kushtetuese nuk duhet të bëjë politika, por duhet te merr vendim te tille sic e kërkon Kushtetuta, i cili është se Prokuroria speciale është në kundërshtim me Kushtetutën dhe në kundërshtim me Ligjin për gjykata. Politika duhet të lihet politikanëve dhe juristëve ta lexojnë ligjin dhe Kushterutën dhe të sillen në përputhje me Ligjin dhe Kushtetutën”, tha Stevço Jakimovski, kryetar i GROM./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *