Thursday , August 5 2021

Partneri i Ahmetit akuzon Zaevin se do të zyrtarizojë shqipen në tërë vendin

“Krimineli mendon se të gjithë janë si ai. Populli e njeh shumë mirë Zoran Zaevin, kriminelin e aboluar, kriminelin që promovonte idenë për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë, si gjuhë të dytë. Zaev dha edhe një intervistë të zbrazët dhe konfuze duke e nënvlerësuar popullin”- kështu e kanë vlerësuar intervistën e fundit të Zoran Zaev për REL nga VMRO-DPMNE-ja.

Nga partia e Nikolla Gruevskit thonë se LSDM nuk ka cfarë t’i ofrojë popullit përveç destruksioneve dhe vazhdimin e krizës. “LSDM nuk mund të ikë përgjithmonë nga zgjedhjet. Herët apo vonë do të ballafaqohen me popullin dhe do të pësojë humbje fatale”, përfundon reagimi i partisë maqedonase në pushtet, partnere koalicioni e BDI-së së Ali Ahmetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *