Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) mbrëmë i pranoi listat e kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa një pjese të koalicioneve dhe partive i dha afat që për 48 orë të mënjanojnë mangësitë e konstatuara.
Një pjesë e mangësive kanë të bëjnë me parashtrimin e llogarive të transaksionit për fushatë zgjedhore, vërtetim për mos-gjykim, deklarata dhe kopje nga letërnjoftime të kandidatëve. Pjesa më e madhe e vërejtjeve ishin për listën e Partisë Socialdemokrate të Maqedonisë e cila ka parashtruar listë me emra të ngjashëm me kandidatë të partive të tjera.
Shorti për renditjen e listave të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare duhet të mbahet më 20 nëntor.