Friday , April 23 2021

Partia e Putinit udhëheq bindshëm në zgjedhjet parlamentare

Rusia e Bashkuar, e mbështetur nga presidenti aktual Vladimir Putin, është bindshëm duke udhëhequr në zgjedhjet parlamentare, duke marr 46.16 për qind të votave bazuar në të dhënat e ‘exit-pollit’.

Reuters raporton se partia Liberal Demokrate zë vendin e dytë me 17.23 të votave, kurse partia e tretë është ajo Komuniste me 16.64 për qind.

Partia ‘Vetëm Rusia’ mori 6.49 të votave.

Kurse dy partitë opozitare, Yabloko dhe Parnas, kanë marrë 3.5 dhe 1.2 për qind respektivisht, duke mos kaluar pragun e kërkuar prej 5 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *