Wednesday , November 14 2018

Parlamenti mban 1 minutë heshtje për kriminelin e vrarë, Kacifas

Një ditë pas ceremonisë mortore të Konstandinos Kacifas, Parlamenti i Greqisë ka mbajtur një minutë heshtje për ekstremistin e vrarë në shkëmbimin e zjarrit me policinë shqiptare më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës.

Mediat greke e raportojnë këtë zhvillim si një seriozitet të politikës greke, ndërkohë që në Bularat u vra një preson që rrezikoi me gjeste terroriste jetën e policisë dhe të banorëve të komunitetit grek, percjell Fakte.

Kërkesa për një minutë heshtje është bërë nga zëvendëspresidenti i dhomës së përfaqësuesve të parlamentit grek, Nikita Kaklamanis.

“Ne shprehim keqardhjen tonë të palëkundur për familjen e Konstantinos Kacifas në Epirin e Veriut dhe dënojmë vrasjen nga policia shqiptare në Bularat”,- tha Kaklamanis.

Nikita Kaklamanis është i partisë Demokracia e Re në Greqi e cila është në opozitë, por deri me sot ka qenë me e moderuar për qëndrimin ndaj Shqipërisë. Politika greke po shkon gjithnjë e më afër qëndrimit të partisë fashiste Agimi i Artë lidhur me vrasjen e Kacifas. Një javë më parë, dhoma e përfaqësuesve të parlamentit grek refuzoi mbajtjen e një minutë heshtje, kur kjo gjë u kërkua nga një deputete e partisë naziste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.