Tuesday , March 19 2019

Parlamenti britanik voton për shtyrjen e Brexit

Seriali zinxhir i votave të parlamentit të Londrës në kërkim të zgjidhjes për kaosin e Brexit, dha së fundmi miratimin për shtyrjen e afatit të Brexit përtej 29 marsit. Britania pranon kështu të kërkojë një shtesë të vogël nga Brukseli  për të negociuar më shumë mbi kushtet e marrëveshjes.  Deputetët votuan 412 me 202 për miratimin kërkesës ndaj BE për shtesë të Nenit 50 dhe shtyrje të afatit të Brexit deri në 30 qershor, me qëllim arritjen e marrvsehjes. Qeveria britanike duket se është në siklet të madh për çështjen, edhe pse disa kritikë e konspiracionistë thonë se zhurma mund të jetë një komedi që ata bëjnë për të përfituar tolerime nga Brukseli. Një nga vetë deputetët konservatorë Christopher Chope, shkaktoi alarm duke pretenduar se do të mbështeste mocion mosbesimi ndaj qeverisë nëse opozita laburiste e propozonte. Shumë konservatorë aknë shprehur zhgënjim me qeverinë por Chope ishte i pari që e thoshte publikisht.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *