Wednesday , February 24 2021

“Parku Zvicëran” – deponi Tetovare

Problemet e Tetovës me kushtet elementare nuk po marrin fund. Pas ajrit të ndotur i cili ende nuk ka gjetur zgjidhje përfundimtare, qytetarët e Tetovës tani përballen edhe me një problet po aq të madh që i pret që në hyrje të qytetit. Për pesë vjet radhëzi, mbeturinat nga i gjithë qyteti dhe rrethina shkarkohen në lokacionin e rrethuar nga shtëpi dhe objekte afariste. Banorët ankohen se në mëngjes dhe gjatë orëve të natës kundërmon një erë e padurueshme, ndërsa kanë frikë edhe nga epitdemitë e ndryshme.
“Këta pesë vitet e kaluara e kemi si problem permanent, mirëpo institucionet janë me vesh të shurdhër dhe nuk reagojnë aspak. Është në hyrje të qytetit, nëse ky është qyteti universitar me këtë pasqyrë të hyrjes atëherë se di… Bëj apel te kryetarja, drejtori i ndërmarrjes dhe gjithë institucionet tjera që mund të marin masa për të zgjidhur këtë problem”, deklaroi një banor i Tetovës për Tv Shenja.
“Gjithçka tregon syri i kamerës dhe nuk ka koment. Jemi ankuar në komunë, nuk rrihet natën prej aromës së keqe. Duhet të merret parasysh se këtu është një lagje e madhe me banorë dhe nga ana tjetër ka edhe objekte komerciale. Pastaj edhe për zhvillimin e kësaj pagje është problem, sepse thonë ku je, te bërllogu”, tha një banor tjetër.
Disa banorë lokal rikujtojnë se gjatë zgjedhjeve lokale kryetarja aktuale e komunës së Tetovës, Teuta Arifi u kishte premtuar se në këtë lokacion do të ndërtojë park zvicerian. Por, sot thonë qytetarët, Arifi dhe administrate e saj as që duan të dëgjojnë për këtë problem.
“Sa ka zgjedhje vrapojnë, pastaj harojnë. Është dashur moti të largohen, skalohet prej erës. Nuk rihet edhe në mbrëmje të rish në obor. Era në mëngjes dhe mbrëmje është katastrofe, madje kur bie shi bëhet edhe më keq. Teuta  na premtoi që do e heq, do e bëj park zviceran e ku ta di çka. Ajo së ne pastron e jo më park ta bëjë”, u shpreh një banor tjetër.
Drejtuesit e ndërmarrjes publike komunale nuk ishin në gjendje të prononcohen gjatë qëndrimit të ekipit të televizionit Shenja në Tetovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *