Friday , December 14 2018

Parisi në kaos, qytetarët protestojnë kundër rritjes së çmimit të karburanteve

Policia në Paris ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa të ujit për t’i shpërndarë qytetarët që janë mbledhur për të protestuar kundër rritjes së çmimeve të karburanteve.

Në Francë, çmimi i karburantit është rritur me rreth 23% gjatë 12 muajve të fundit, në një mesatare prej 1,51 euro, më e larta që prej viteve 2000. Vendimi për të shtuar edhe 6,5 cent për litër benzine dhe 2.9 cent mbi litrin e naftës, duke filluar nga 1 janari i 2019-ës, bëri që zemërata popullore të shpërthente në këtë formë.

Rreth 3 mijë policë janë në detyrë, kurse pritet që numri i përafërt i protestuesve të jetë rreth 30 mijë.

Të shtunën e kaluar rreth 280 mijë protestues ishin pjesë e demonstratave në më shumë se 2 mijë lokacione të Francës .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.