Paris/ Pengje dhe të shtëna në një kishë, alarm në policinë franceze

Policia franceze e ka rrethuar sot një kishë në qendër të Parisit pas raportimit për një sulme të mundshëm dhe se ishin dëgjuar të shtëna me armë, si dhe peng-marrje.

Po ashtu, disa pjesë të qytetit janë mbyllur, ndërkohë që qeveria franceze i paralajmëroi qytetarët që t’i shmangeshin rrethinës Les Halles në qytet.

Por, tani oficerët e kanë konfirmuar se krejt kjo ka qenë një alarm i rremë dhe se nuk ka indikacione për rrezik ndaj publikut.

Policia u thirr në këtë zonë sot rreth orës 16:30 pasi  banorët kishin raportuar për shpërthime dhe ishin fshehur në një kishë, sipas mediave lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *