PARAQITJA E DYTË NGA AFATI I QERSHORIT PËR REGJISTRIM NË SHKOLLAT E MESME

Në shkollat e mesme sot zbatohet regjistrimi i dytë nga afati i qershorit për regjistrimin e nxënësve në vitin e parë në vitin shkollor 2016/2017. Rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të shpallen më 6 korrik.

Paraqitja e parë për regjistrim në shkollat e mesme për gjimnaz, arsim profesional, të artit dhe për akademinë e sportit është mbajtur më 28 dhe 29 qershor, ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira u publikuan më 30 qershor.

Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve në afatin e gushtit do të jetë më 24 gusht, ndërsa shpallja e rezultateve dhe vendet e lira është ditën e ardhshme (25 gusht).

Shkollat të cilat në afatet e regjistrimit nuk do t’i plotësojnë vendet të konfirmuara me Konkursin që e shpalli Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojnë me regjistrimin e nxënësve deri më 31 gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *