Thursday , April 22 2021

Paradokse Maqedonase: Shqiptari akuzohet për terrorizëm pse bleu benzinë në pompë

Paradokset në Maqedoni janë aq të shumta sa që kalojnë në dukuri normale. Një ndër rastet më kontradiktore dhe me shumë paradokse brenda vetes është edhe rasti i “Kumanovës”, shkruan Fakte.

Një ndër të akuzuarit për terrorizëm si pjesë e këtij grupi është edhe Irfan Lutfiu, një berber ordiner nga ky qytet. Pas arrestimit të tij para një viti, bashkëshortja e Irfanit, Ekreme Lutfiu publikoi në media një letër të hapur me të cilën shprehë pafajsinë e të shoqit.

Këtyre ditëve në gjykatën e Shkupit po zhvillohen seanca dëgjimore të palëve në lidhje me rastin “Kumanova”. Sipas Prokurorisë Themelore Publike, i akuzuari në fjalë për terrorizëm, Irfan Lutfiu nga Kumanova, më 8 maj vitin e kaluar në pompë të benzinës në Kumanovë ka blerë 7 bidonë me benzinë, me të cilën, sipas prokurorisë, janë bërë “koktej mollotov” me të cilët është gjuajtur  policia më 9 dhe 10 maj vitin e kaluar.

Prokurori Naum Panovski gjithashtu ka deklaruar se në vazhdim seanca do të jetë e mbyllur për dy muaj pasi do të prezentohen prova të mbledhura me masa të veçanta nga DSK.

Në seancën e kaluar janë prezentuar transkripte nga bisedat tlefonike të të akuzuarit Sulejman Osmani me një të punësuar në Agjencinë për zbulim të Maqedonisë./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *