Tuesday , June 22 2021

PARADOKS: Protestuesit ftojnë shqiptarët të bashkangjiten kundër të drejtave të shqiptarëve

Elena Misirkova nga këshilli i protestuesve “Për Maqedono të përbashkët” që nëpërmjet skandimeve për “pastrim të Maqedonisë” nga shqiptarët tanimë disa ditë po kundërshtojnë gjuhën shqipe, sot ka ftuar shqiptarët të bashkangjiten kësaj proteste, shkruan Fakte.

Sa paradoksale, aq edhe e palogjikshme të fstosh një popull të protestojë kundër të drejtave të veta, nën fraza të rrejshme se po mbrohet shteti.

Sot në 16 qytete partia e Gruevskit organizoi nëpërmjet eksponentëve të saj protesta kundër të drejtave të shqiptarëve. Ata paralajmëruan se nuk do të tërhiqen deri në anulimin e të ashtuquajturës “platformë shqiptare” nga tavolina e bisedimeve./FAKTE.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *