Saturday , January 23 2021

Papa, shqiptarëve: Fluturoni lart si shqiponja, simbol i vendit të Nënë Terezës

Është botuar nga e përditshmja “Il Corriere Della Sera”, parathënia e shkruar nga Papa Françesku për librin “Ta duam të padashurin”, që përmbledh dy fjalime të panjohura deri tani, të mbajtura nga Nënë Tereza, në vitin 1973 në Milano.

Shkrimi i tij përqendrohet në pesë pika: lutja, bamirësia, mëshira vepruese, familja, të rinjtë, transmeton Fakte.

Në këtë pjesë të fundit, Papa përmend të rinjtë shqiptarë që ka njohur gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 21 shtator të vitit 2014.

“Thonë që Shqipëria është vendi më i ri në moshë në Evropë”, shkruan ai. E tani të gjithë të rinjve u them: fluturoni lart si shqiponja, simbol i vendit të Nënë Terezës”.

Së shpejti, më 4 shtator të këtij viti, në Vatikan është në program ceremonia solemne e shenjtërimit të bamirëses së njohur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *