Wednesday , April 21 2021
????????????????????????????????????

Pançevski e pranon se e ka ndërruar gjykatësen që do ta gjykojë Gruevskin

Tatjana Mihajllova, gjykatësja  që duhet ta gjykojë ish kryeministri Nikolla Gruevski për nxitje të dhunës në Komunën Qendër (shuplakat e porositura) ndaj kryetarit të komunës, Andrej Zhernovski, nuk është caktuar rastësisht që ta merr këtë lëndë, shkruan SDK, transmeton Fakte.

Përpara se të caktohen gjykatësit në mënyrë elektronike, të cilat ende zgjidhen sipas ligjit të vjetër të procedurës penale, për shkak të volumit të madh të punës, ajo është caktuar te lëndët e reja të cilat arrijnë nga Gjykata Themelore Shkupi 1, të cilat gjykohen sipas ligjit të ri për procedurë penale Jo-zyrtarisht, ndryshimin e caktimeve vjetore për punë të gjykatësve për vitin 2016, kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski e ka bërë në shtator të këtij viti

Tatjana Mihajllova ishte gjykatësja hetues në rastin “Likuidimi”, në të cilin u dënua me burg prej 45 vjet, gazetari Tomisllav Kezharovski

Pançevski për SDK, thotë se Rregullorja lejon që gjatë vitit, të ndryshohet ose të plotësohet orari i punës së gjykatësve, për shkak të zmadhimit të punës dhe arsyeve tjera që i përmban Rregullorja

“Është ndërruar orari për punën e gjykatësve për vitin 2016, varësisht të nevojave dhe volumit të punës dhe atë e shkruan në atë 30 mijë kallëzime dhe 20 lëndë tjera dikush duhet t’i punojë”, thotë Pançevski

Gjykatësit të cilët para disa ditëve ngritën zërin kundër tij, thonë se Pançevski, shpesh e ka ndërruar orarin dhe caktimin e gjykatësve dhe atë e bën varësisht nga hetimet e paralajmëruara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *