Wednesday , December 12 2018

Pamje të reja nga aksioni i Policisë së Kosovës në veri, dëgjohen të shtëna armësh (Video)

Pas një aksioni të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës në orët e para të mëngjesit të sotëm, kanë vënë në pranga katër persona.

Tre prej tyre dyshohen për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, i cili ishte qëlluar për vdekje para zyrës së partisë së tij në veri të Mitrovicës, percjell Fakte.

Mediat serbe janë duke vazhduar të publikojnë video të ndryshme nga aksioni i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, ku shihen policët nëpër rrugë derisa në prapavijë dëgjohen të shtëna armësh të cilat nuk dihet se nga kush janë shkrepur.

Raportohet se dy nga katër të arrestuarit janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, kurse personi i pestë i kërkuar nga policia është në arrati. Policia ka zbuluar emrat e personave të arrestuarve. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.