Tuesday , December 18 2018

Pamje që kanë tronditur francezët – momenti kur policia arreston edhe fëmijët e moshës 12-vjeçe (Video)

Disa pamje kanë tronditur francezët, pasi që në to, protestuesit fëmijë, madje edhe të moshës 12 vjeçare ishin në mesin e 153 të arrestuarve në një shkollë të mesme në Francë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja ku shihet policia duke arrestuar ata nga Lycée Saint-Exupery, në Mante-la-Jolie, rreth 30 kilometra në perëndim të Parisit, ishte postuar të premten në platforma të shumta të mediave sociale.

Fëmijët dhe adoleshentët kanë duart e tyre prapa kokës dhe janë në gjunjë, ndërsa disa kanë fytyrat e tyre të vendosura në një mur.

Zyrtarët në marshin e trazirave janë duke dhënë udhëzime për ta, pasi u kanë thënë fëmijëve se të gjithë u përballën me akuza të dhunës, duke përfshirë ‘pjesëmarrjen në një turmë të armatosur’.

Të gjithë dyshohet se morën pjesë në një ditë mbarëkombëtare të veprimit që synonte bllokimin e shkollave dhe kolegjeve në kundërshtim me reformën e sistemit arsimor dhe në mbështetje të të ashtuquajturve protestuesve “jelekverdhë”.

Një emërtim i tillë kishte ardhur pasi që fillimisht të gjithë shoferët mbanin në Francë dhe qëllimi i tyre kryesor ishte të shohin uljen e çmimeve të benzinës dhe naftës.

Presidenti Emmanuel Macron ka anuluar vendimin e planifikuar për taksë, për karburantet, për shkak të trazirave në qytete të tilla si Paris, por “jelekverdhët” kanë premtuar të vazhdojnë të demonstrojnë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.