Pako me ushqim për persona në moshë me rastin e Fitër Bajramit

Me rastin e festës fetare të Fitër Bajramit, sot Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit do të ndajë 80 pako me ushqim dhe mjete për higjienë në Qendrën ditore për persona në moshë në komunën е Sarajit.

Ky aktivitetet është në kornizat e servisit social “Qendra ditore për persona në moshë dhe qendra për dhënien e ndihmës në kushte shtëpiake” që është e mbështetur nga Qyteti i Shkupit, kompania “Dauti”, Kryqi i Kuq i Austrisë dhe EVN Maqedonia.

Në ngjarje do të marrë pjesë sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq i Republikës së Maqedonisë Sait Saiti, sekretari i Kryqit të Kuq i Qytetit të Shkupit, Suzana Tuneva-Paunovska, kryetar i Shoqatës së pensionistëve të Komunës së Sarajit dhe përfaqësues të kompanisë “Dauti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *