Thursday , August 5 2021

Pakistan, rrëzohet një avion me 47 persona në bord

Një avion i një linje ajrore ndërkombëtare në Pakistan që kishte pothuajse 47 persona në bord raportohet të jetë rrëzuar në Veri të vendit kete te merkurë, teksa ishte rrugës nga Chitral për në Islamabad.

Agjencia e lajmeve e Pakistanit “Dunya News” raporton se fluturimi PK-661 u rrëzua në fshatin Bodlain në krahinën e Havelianit.

Në një deklaratë nga linja ajrore ANP, thuhet se “qendra e tyre e përgjigjeve emergjente është aktivizuar” dhe “të gjitha burimet janë duke u mobilizuar” ne lidhje me menaxhimin e situates.

“Fluturimi PK-661 humbi kontaktet me kullën e kontrollit teksa ishte nisur nga Chitral për në Islamabad vetëm pak më parë”, tha në një deklaratë kompania e linjës ajrore.

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi aksidentin, teksa paraprakisht thuhet se avioni kishte humbur kontaktin me kullën kontrollit.

Një zyrtar i policisë rajonale, Laiq Shah tha për “Reuters” se avioni ra pranë Hevalian, 70 km larg nga Islamabadi.

avid

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *