Tuesday , June 22 2021

Padi penale mes LSDM-së dhe Ministrisë së Finansave për borxhin

LSDM ka ngritur kallëzime penale ndaj Ministrit të  Financave Kiril Minovski dhe zëvendës-ministres së drejtësisë, Biljana Brishkovska lidhur me euroobligacionin. Partia më e madhe opozitare thekson se ata duhet të përgjigjen para drejtësisë, për huamarrje të paligjshme dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me lëshimin e eurobligacionit prej 450 milionë eurove, transmeton Fakte.

“Minoski e ka dhënë euro obligacionin në kundërshtim me nenin 18 qëndrimi 6 nga Ligji për borxh publik. Brishkovska në mënyrë të pa autorizuar ka marr pjesë në konferencën në lidhje me investitorët kur është kontraktuar krimi financiar prej 450 milionë eurove mbi qytetarët. Këtë gjë dje personalisht e pranoi ministri i drejtësisë, Valdet Xhaferi. Minoski dhe Brishkovska e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, në mënyrë të paligjshme i kanë futur në borxh qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe do të duhet që të përballen me përgjegjësinë”, theksuan nga LSDM.

Ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi tha për TV21 se  Ministria e drejtësisë nuk ka marrë asnjë kërkesë nga Ministria e Financave për të vlerësuar nëse euro-obligacioni është ligjor ose jo. Sipas tij,  askush tjetër pos tij si ministër nuk është i autorizuar që të jep nënshkrim për dokumentacione të tilla.

“Deri në këtë moment nga ana e ministrisë së financave nuk ka arritur një kërkesë zyrtare në ministrinë e drejtësisë që ne si ministri të japim mendimin ligjor në lidhje me euro-obligacionin. Ministria e drejtësisë përfaqësohet nga njeriu i parë dhe çdo dokument që del me kësi lloj përgjegjësie nënshkruhet nga ana e ministrit e askush tjetër nuk është i autorizuar që  të jep nënshkrim që të dalin dokumentacione të tilla dhe pa lejen e ministrit nuk mund të bëhet asnjë lëvizje’’, u shpreh Valdet Xhaferi, Ministër i Drejtësisë.

Nga Ministria e Financave theksuan se euro-obligacioni është dhënë në pajtim me ligjet dhe se LSDM vazhdon me pretendimet e saja të pabaza në lidhje me procedurën për lëshimin e tij.  Nga kjo ministri theksojnë se do të ngrenë padi tek të gjitha ata që përmes shpifjeve kanë rrënuar imazhin e institucionit të tyre lidhur me euro-obligacionin.  Ministri i Financave, Kiril Minovski  po ashtu ka theksuar se euro-obligacioni është plotësisht në procedura ligjore sipas tij me anë të këtij euro-obligacioni borxhi shtetëror dhe ai publik do të mbeten në nivel mesatar.  Përndryshe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev nëpërmes një letre kërkoi nga katër bankat agjente të involvuara në lëshimin e Euro-obligacioni prej 450 milion eurove që menjëherë ta ndalojnë procesin, pasi ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi ka konfirmuar se nga ata nuk është kërkuar mendim për vlefshmërinë ligjore të Euro-obligacionit. Sipas tij euro-obligacioni është jolegal thuhet në letër.

Euro-obligacioni prej 450 milionë eurove, do të jetë  me kamatë vjetore prej 5,6 për qind dhe i njëjti duhet të kthehet në afat prej 7 viteve./TV21

https://www.youtube.com/watch?v=V5pERztOMHQ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *