Thursday , November 15 2018

Padi e re e PSP-së kundër Mijallkovit, Kamçevit dhe persona tjerë

Prokuroria Speciale Publike pas procedurës parahetimore të kryer, ka hapur lëndë të re me emrin “Imprerija” (Perandori) kundër Jordan Kamçevit, Sasho Mijallkovit, Nenard Josifoviqit, Cvetan Pandeleskit, Ratka Kunoska-Kamçevskës, Hristina Kamçeva-Stojçeskës, Zorica Arsovskës, Liljana Gajdovskës, Vladisall Stajkoviqit, Todor Mirçevskit, Dejan Janevit, Vançe Mijallçevit dhe Jovançe Taskovskit për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër penale “shoqërim kriminel”, percjell Fakte.

“Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim, mashtrim dhe larje parash dhe vepra tjera penale. Në rrjedhën e procedurës parahetimore, me ndërmarrjen e veprimeve të ndryshme hetuese janë siguruar dëshmi të mjaftueshme nga të cilat ka dalë dyshim se në periudhën prej vitit 2002 deri më 2013 të dyshuarit i kanë bërë veprat penale për të cilat akuzohen personalisht dhe përmes personave juridik”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale Publike.

“Gjatë ditës së sotme nga ana e Prokurorisë Publike në bashkëpunim me MPB-në janë kryer 12 bastisje dhe janë privuar nga liria pesë persona të dyshuar, të cilët do të ftohen në Gjykatë dhe do t’ju kërkohet masë për prani. Shumë shpejt pritet edhe zgjerimi i hetimit për persona të rinj për vepra të reja penale, ndërsa në drejtim të sigurimit të pasurisë –për sigurimin e lëndëve që rrjedhin nga veprat penale do të kërkohen edhe masa për sigurimin e përkohshëm të pasurisë”, shtojnë nga PSP./Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.