Wednesday , December 12 2018

Pacolli uron Shqipërinë dhe Maqedoninë, thotë se Kosova shumë shpejt do të marr lajmin pozitiv për vizat

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli iu është bashkuar reagimeve për vendimin e ministrave të Jashtëm të BE për shtyrjen e negociatave për Shqipërinë

Pacolli përmes një postimi në Facebook, teksa uroi Shqipërinë dhe Maqedoninë, ka shkruar se edhe Kosova së shpejti do ta marrë lajmin pozitiv për viza.

“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë për vendimin pozitiv për hapjen e negociatave. Edhe Kosova do të marrë lajmin pozitiv për liberalizimin e vizave shumë shpejt”, ka shkruar Pacolli. Këshilli Evropian në një draft dokument të publikuar ka dhënë konkluzione pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë lidhur me hapjen e negociatave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.